Qeverisja e internetit: Një pakt atlantik i ri

18.05.2021 19:01

Qeverisja e internetit: Një pakt atlantik i ri

Gjatë muajve të fundit, sidomos pas inaugurimit të administratës së re amerikane të udhëhequr nga presidenti Joe Biden, është regjistruar një entuziazëm i rinovuar ndaj marrëdhënies transatlantike. Në dhjetorin e 2020 Komisioni Europian ka botuar komunikatën “BE – SHBA: Një axhendë e re transatlantike për ndryshimin global”, që ka njohur pozitivisht rëndësinë e partneritetit transatlantik, bazuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta dhe objektiva në linjë për një rend multilateral dhe për ruajtjen e tregjeve të hapura, të barabarta dhe kompetitivë. Komunikata e vendos theksin edhe mbi faktin që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet t’i bashkojnë forcat për ta rimarrë veten pas krizës së Covid-19, ashtu edhe si për të ndërmarrë veprime klimaterike e mjedisore, për të zhvilluar teknologjinë e tregëtinë dhe, së fundi, për të krijuar një “botë më demokratike”. Është inkurajuese të dihet se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara synojnë që ta rinovojnë impenjimin e tyre në forcimin e një tregëtie të hapur e të barabartë dhe se “Europa është gati për një nisje të re bashkë me mikun e saj më të vjetur e më të besuar”, për të përdorur fjalët e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Rëndësia e një bashkëpunimi më të ngushtë midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara është nënvizuar edhe nga funksionarë europianë, midis të cilëve Valdis Dombrovskis, zëvendëspresident ekzekutiv i Komisionit Europian për një ekonomi në shërbim të njerëzve dhe Komisioner për Tregëtinë, që ka deklaruar: “Duhet absolutisht që ta bëjmë 2021 vitin kyç për konsolidimin e marrëdhënieve transatlantike”. David Sassoli, President i Parlamentit Europian, ka nënvizuar në Twitter se “bota ka nevojë për një marrëdhënie të ngushtë midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos në këto kohëra të vështira”. Augusto Santos Silva, ministër i jashtëm i Portugalisë, ka thënë se presidenca portugeze e Këshillit Europian “do të rilançojë dialogun dhe konsultimet transatlantike, duke përfituar nga shtytja e re e ofruar nga administrata Biden në Shtetet e Bashkuara”.

Jetojmë kohë shumë interesante për qeverisjen e internetit. Vijmë nga një epokë ku interneti ishte diçka e re për t’u eksploruar dhe sot po fillojmë t’i kuptojmë potencialitetet. Këtij kuptimi i shtohet vetëdija e mundësive dhe e sfidave që na rezervon. Dixhitalja është një shtyllë e rritjes, por duhet të jetë një rritje e përgjegjshme dhe e mbështetshme. Duhet të ngremë ndonjë pikëpyetje: cilat janë rregullat e nevojshme për të garantuar një rritje të mbështetshme? Si mund të veprojmë në mënyrë që interneti të mbesë një përvojë avantazhuese dhe pozitive për të gjithë? Për dikë në Europë përgjigja është “sovraniteti dixhital”.

Sovranitet dixhital apo proteksionizëm?

Koncepti i sovranitetit dixhital ose, siç preferojnë ta quajnë disa, “autonomi strategjike (e hapur)”, mund të ketë shumë kuptime të ndryshme. Komisioni Europian e përshkruan si “përkuizimin e standardeve për valën e re dixhitale”. “Jo (është shumë vonë) për të arritur një sovranitet teknologjik në disa sektorë teknologjikë themelorë. […] Do t’i prcaktojmë bahskë normat për gjeneratën e re të teknologjive që do të imponohen në nivel global”, thekson von der Leyen.

Përveçse dëshirojnë të jenë në vijën e parë në përkufizimin e szandardeve globale të bazuara mbi vlera europiane në sferën teknologjike, disa aktorë europianë nënvizojnë që Europa të bëhet më pak e pavarur nga teknologjitë e huaja. Kjo ndjenjë urgjence është rënduar nga pandemia e Covid-19, gjatë të cilës dixhitalja është bërë një spirancë shpëtimi për njerëzit dhe bizneset në lockdown: na ka ndihmuar të punojmë, të bëjmë blerje, të gjejmë klientë, të mbesim në kontakt me njerëzit e dashur dhe për të marrë informacione të përditësuara lidhur me shëndetin publik. Në verën e 2020 kancelarja Merkel ka shprehur preokupim për “varësinë dixhitale të Europës” në më shumë se një rast: “Ditët dhe javët e fundit na kanë treguar sesa dixhitalizimi mund të jetë i dobishëm në jetën e përditshme, por edhe sesa Europa varet ende nga të tjerët në këtë aspekt”.

Disa mendojnë se pandemia ka qenë këmbana e alarmit për të cilën Europa kishte nevojë dhe se ka ardhur momenti për të filluar seriozisht të fillohet e të fuqizohet pozicioni europian në skenarin ndërkombëtar me qëllim konkurrimin me konkurrentët (dixhitalë) në nivel botëror, për më shumë amerikanë, kinezë dhe indianë. Kancelarja Merkel ka deklaruar se Europa “do të duhet të mendojë edhe në mënyrë specifike pas kësaj krize, sesi të krijojë kampionë europianë”. Megjithatë duhet pasur parasysh se midis sforcimit për të siguruar një pavarësi më të madhe dhe zbatimit të politikave në thelb proteksioniste kalimi është i shkurtër.

Në përgjithësi, Bashkimi Europian konsideron se sovraniteti dixhital si një element thelbësor për ta forcuar pozicionin e tij në sferën dixhitale. Ama është e rëndësishme të kujtohet se pjesë e këmbënguljes që shoqëria ka treguar në kulmin e krizës së shkaktuar nga Covid-19 ka buruar nga aftësia e përshtatjes dhe nga mundësia e mbështetjes mbi një numër të madh burimesh. Shumë aktorë kombëtare dhe të huaj, kanë kontribuar në furnizimin me dispozitivë mjekësorë dhe produkte ushqimore të dorës së parë apo kanë marrë masa për të siguruar që shërbime themelore si telekomunikacionet apo shërbimet audivizive të vazhdonin të funksiononin pavarësisht shqetësimeveshumë të forta. Duhet shtuar edhe se aktivi tregëtar i Shteteve të Bahskuara me Bashkimin Europian në industritë dixhitale, si cloud computing, dhe në shërbimet informuese, si motorët e kërkimit dhe mediat sociale, është me1.4%, një përqindje shumë e vockël krahasuar me deficitin e përgjithshëm tregëtar.

Ndoshta një treg i vetëm dixhital më i kompletuar do të ofronte shanse më të mëdha në mbylljen e hendekut teknologjik europian respektivisht sovranitetit dixhital. Trgeu i vetëm dixhital i Bashkimit Europian në gjendjen aktuale është ende pjesërisht i copëzuar dhe i pengon kompanitë, përfshi PMI dhe start-up europiane, të rriten dhe të lulëzojnë siç do të mundnin: një treg i vetëm dixhital i Bashkimit Europian do t’u jepte në fakt kompanive dhe konsumatorëve mundësinë e nxjerrjes së maksimumit nga transformimi dixhital.

SHBA – BE: Një marrëdhënie me përfitim reciprok.

Koncepti i sovranitetit dixhital mund ta projektojë Bashkimin Europian drejt pavarësisë dhe ta reduktojë varësinë e tij nga resurset e huaja. Megjithatë, kjo shtytje drejt autonomisë rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke u përpjekur të arrijë sovranitetin dixhital, Bashkimi Europian rrezikon ta infektojë ekonominë dixhitale transatlantike dhe, si pasojë e një interpretimi kufizues të normave, rrezikon t’i krijojë pengesa të kota rritjes së kompanive në të anët e Atlantikut. Do të ishte një zhvillim i papëlqyeshëm në momentin ku, nga të dyja palët, rigjallërimi ekonomik është një prej prioriteteve kyç.

Kështu, përpara se të mendohet që sovraniteti dixhitaë mund të jetë ilaçi për Europën, është e rëndësishme të përmenden avantazhet domethënëse e marrëdhënies transatlantike për Shtetet e Bashkuara dhe për Bashkimin Europian sa për kompanitë, aq edhe për konsumatorët. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë padyshim të ndërlidhur. Ekonomia transatlantike është partneriteti ekonomik më i fortë i botës. Përfaqëson rreth 1/3 e PBB global (në terma të fuqisë blerëse) dhe krijon e mban rreth 16 milion vende pune në Bashkimin Europian e në Shtetet e Bashkuara. Përtej kontributit të jashtëzakonshëm të ekonomisë globale, partenariteti transatlantik ka edhe një impakt të konsiderueshëm ndaj risive që zhvillohen në të dyja anët e Atlantikut. Flukset bilaterale e kërkimit dhe zhvillimit midis dy partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, janë ndër më intensivët e botës. Një marrëdhënie e fortë transatlantike dhe një novatorizëm i përbashkët për të zhvilluar teknologjitë e së ardhmes do të jenë themelorë edhe për arritjen e objektivave të Green Deal europian dhe përballuar sfida të tjera globale, të ngjashme me atë të përfaqësuar sot nga kriza e Covid-19.

Së fundi, tregëtia ndërkombëtare u ofron qytetarëve europianë aksesin në një gamë më të gjerë produktesh novatore dhe cilësore. Dhe me një ofertë më të gjerë kompanitë inkurajohen që të rinovojnë më shumë dhe të krijojnë produkte të rinj. Rezulton një zgjedhje më e madhe, që u mundëson konsumatorëve të përzgjedhin produktet që ofrojnë një raport të drejtë cilësi/çmim.

Rëndësia e ndërvarësisë strategjike.

Dixhitalja është padyshim një prej shtyllave themelore për rritjen e mbështetshme të Europës. Prandaj Bashkimi Europian duhet të zhvillojë gjurmën e tij dixhitale. Një prej mënyrave më të mira për sigurimin e kësaj rritjeje duke përballuar ndërkohë sfidat e përbashkëta ekonomike, politike e të sigurisë është ndërvarësia strategjike, bazuar mbi bashkëpunimin me vende të afërta si Shtetet e Bashkuara, aleat dhe partner kyç i Bashkimit Europian.

Ndërvarësia strategjike bazohet mbi një sistem vlerash të përbashkëta dhe tregje të hapura e kompetitive që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara do të duhet të çmojnë dhe të mbrojnë. Ndërvarësia strategjike mishëron edhe përpjekjet për arritjen e një konsensusi global lidhur me çështje relative si “e mira e përgjithshme globale”, midis të cilave shkëmbimi i lirë, stimulimi ndaj investimeve ndërkombëtare, një rrjet i hapur dhe shkëmbimi i informacioneve në nicel botëror. Ndërvarësia strategjike kontribuon në prosperitetin ekonomik e të gjitha palëve të përfshira falë një bahskëpunimi më intensiv dhe shkmbime më të dendura midis vendesh të afërta.

Ndërvarësia strategjike e bën edhe çdo vend dhe bllok vendesh më të fortë falë faktit se mund të mbështetet mbi një shumëfishtësi burimesh, pasi u jepn akses në resurse partnerëve dhe zgjidhje më novatore për problemet transkombëtare si ndryshimet klimaterike apo pandemia aktuale e Covid-19. Brenda skemës të ndërvarësisë strategjike, Bashkimi Europian mund të mbështetet mbi Shtetet e Bashkuara dhe anasjelltas, çdo herë qo do të kishte resurse apo kapacitete të mjaftueshme për përballimin e nevojave të veta. Duke siguruar stabilitet, siguri ekonomike e politike dhe ndërkohë duke promovuar novatorizëm dhe prosperitet, ndërvarësia strategjike nuk avantazhon jo vetëm qeveritë, por edhe shoqëritë në tërësinë e saj.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë të njëjtat objektiva për sa i përket zhvillimit të standardeve teknologjike globale. Kështu që është pozitive në rast se dëshirojnë të bashkëpunojnë më shumë në përkufizimin e rregullave e standardeve, duke marrë në këtë aspekt rolin e një një lidershipi global në gjendje që të përballojnë, për shembull, temën e sigurisë së të dhënave. Kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh midis dy blloqeve për çështjet dixhitale. Mund të menaxhohet nëpërmjet organizatash, strukturash dhe forumesh ndërkombëtare si aleanca tregëtare, marrëveshje/traktate (bashkëpunimi) ndërkombëtare dhe/ose dialog në nivel të lartë.

Përcaktimi sëbashku i standardeve të botës dixhitale.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të njëjtin objektiv: të sigurojnl nxjerrjen e përfitimit maksimal nga një transformin dixhital i mbështetshëm dhe i përgjegjshëm. Një marrëdhënie e fortë transatlantike do të ketë mundësinë e madhe e drejtimit të një rritjeje dixhitale europiane të bazuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta, duke rritur njëkohësisht këmbëngluljen e kontinentit, sidomos në fazën e rigjallërimit pasuese të pandemisë së Covid-19. Ruajtja e një tregu të hapur e të barabartë dhe me një mjedis të favorshëm ndaj investimeve janë themelore për të mbështetur rritjen e Europës. Lidhur me këtë duhet pritur me favor ndryshimi progresiv i qëndrimit të Europës, që orientohet sot mbi një autonomi strategjike të hapur. Kjo nënkupton se, megjithëse duke u bërë më aktive në mbrojtjen e interesave dhe të drejtat e europianëve, Bashkimi Europian mbetet i hapur ndaj botës, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i impenjuar në një sistem multilateral të bazuar mbi rregullat dhe një tregëti të lirë e të barabartë. Në diskutimin e saj lidhur me Gjëndjen e Bashkimit në parlamentin e Europian shtatorin e 2020, Ursula von der Leyen e ka identifikuar 2020 si vitin e fillimit të dekadës dixhitale europiane. Duhet të impenjohemi të gjithë për të punuar sëbashku në arritjen e këtij rezultati.

Ndërvarësia strategjike – domethënë një bashkëpunim më i madh midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bahskuara në identifikimin e zgjidhjeve globale për objektiva dhe sfida të përbashkëta – është mënyra më e mirë e procedimit. Lidhur me këtë është për të pranuar plotësisht apeli i bërë nga vendimmarrës të ndryshëm europianë e amerikanë për krijimin e një EU – US Trade and Technology Council që mund të nxjerrë avantazh nga transformimi dixhital dhe punuar për të “krijuar një manual global të ekonomisë dixhitale që cakton norma për ruajtjen e të dhënave, privatësisë dhe sigurinë e infrastrukturave kritike. Një seri rregullash të bazuara mbi vlerat tona: të drejta njeriu dhe pluralizëm, përfshim dhe ruajtje të privatësisë”. Krijimi i një Këshilli të tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për thellimin e dialogut mbi tema të dixhitales dhe gjetjes së zgjidhjeve dhe standardeve të pranuara e të zbatueshme në të anët e Atlantikut. Vetëdija e mundësive dhe e sfidave që interneti dhe trasnformimi dxhital sjellin nuk duhet ta ulë enzuziazmin që kemi preovuar disa dekada më parë kur e gjitha kjo ishte një risi. Të punuarit bashkë me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një kuadër normativ dhe standardet për botën dixhitale të bazuara mbi vlerat që ndjamë është mënyra për të siguruar që interneti të mbesë një përvojë avantazhuese, pozitive dhe e përgjegjshme për të gjithë.

(nga Aspenia Insitute/ bota.al

x