Si u bënë valët e të nxehtit, “vrasësi” i heshtur i ndryshimeve klimatike

06.07.2021 16:49

Si u bënë valët e të nxehtit, “vrasësi” i heshtur i ndryshimeve klimatike

Nga Friederike Otto

Thyerja e rekordeve të nxehtësisë çdo verë, vështirë se përbëjnë më lajm. Ne e dinim që kjo do të ndodhte në një botë që po ngrohet me shpejtësi, dhe kështu ka ndodhur. Por ajo që bie në sy tek raportimet e mediave në lidhje me valët e të nxehtit që ka përvëluar ditët e fundit disa pjesë të Amerikës së Veriut, është hezitimi për ta lidhur atë me ndryshimin e klimës.

Dhe kjo është shumë zhgënjyese, po të kihet parasysh se shkenca ka treguar me fakte se çdo valë e të nxehtit që po përjetojmë tani, po bëhet më intensive për shkak të ngrohjes globale tëshkaktuar nga veprimtaria e njerëzve.

Ndryshimet më dramatike në ngjarjet ekstreme të motit, të nxitura nga ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit, janë në shkallën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit dhe të ftohtit ekstrem.

Ekstremet e motit të ftohtë janë në një frekuencë në rënie, ndërsa valët e të nxehtit ekstrem po shtohen në mënyrë dramatike dhe me pasoja të tmerrshme për shoqërinë. Pa ndryshimin e klimës, do të ishte praktikisht e pamundur të ndodhnin disa nga valët shkatërruese të tënxehtit që po shohim kohët e fundit.

Për shembull, kujtojmë rastin e Japonisë në vitin 2018, ku vala e të nxehtit shkaktoi shtrimin në spital të dhjetëra mijëra njerëzve, apo të Siberisë në vitin 2020, që shkaktoi zjarre dhe shkrirjen e akujve që nuk shkrinin prej mijëra vitesh.

Kërkimet nga ekipi ynë, zbuluan se kjo ka të paktën 600 herë më shumë gjasa të ketëndodhur për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Ne po punojmë ende për të vlerësuar akoma më saktë efektin e ndryshimit të klimës gjatë valës së të nxehtit tëditëve të fundit, por paraprakisht parashikojmë rezultate të ngjashme.

Ajo që duhet të shihni me vëmendje është rendi i madhësisë. Po ashtu, ndryshimi i klimës  kasjellë një shtim të reshjeve intensive në shumë pjesë të botës. Për shembull, reshjet e forta tëshiut gjatë uraganit vdekjeprurës Harvi në vitin 2017, u bënë rreth 3 herë më të mundshme për shkak të ngrohjes globale.

Po ashtu thatësira në disa pjesë të botës, për shembull në Kejptaun të Afrikës së Jugut, po bëhen më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndryshime të tilla janë dramatike, pasi shoqëritë tona janë mësuar me një klimë shumë më të qëndrueshme përgjatë shekujve.

Por gjithsesi këto që kemi parë deri tani, janë efekte shumë më të vogla sesa ato që do të përjetojmë në të ardhmen. Ndryshimi i probabilitetit të një përmbytjeje të madhe nga 1 herë në 100 vjet në 1 herë në 50 vjet, është një problem shumë i madh.

Ndërkohë valët e të nxehtit ekstrem, kërcënojnë të zhbëjnë dekadat e zhvillimit, dhe të paraqesin një rrezik të qartë për mirëqenien sociale dhe ekonomike të komuniteteve dhe vendeve përreth botës. Ndërsa elita botërore i ka injoruar ose mohuar në mënyrë aktive ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, ky problem vetëm sa është përkeqësuar.

Këto ngjarje me pasoja shkatërruese, vërtetojnë saktësinë e shkencës mbi këtë çështje. Dhe kostoja po paguhet nga ata që paguajnë gjithmonë, nga njerëzit që kanë më pak qasje tekinformacioni, nga ata që janë të detyruar të punojnë në ambientet e jashtme, nga ata qëjetojnë në vendbanime me cilësi të dobët, që ata që nuk kanë mundësi të sigurojnë jetën e tyre.

Pra me pak fjalë, nga ata që kanë përfituar më paku nga standardet e përmirësuara të jetesës në një shoqëri të ushqyer nga karburantet fosile. Sot temperaturat rekord në Amerikën e Veriut, përbëjnë lajmin kryesor. Të dhënat mbi vdekjet e shkaktuara nga vala ekstreme e tënxehtit pasqyrohen në disa tituj lajmesh, por ilustrimet që shoqërojnë këto artikuj janë kryesisht të njerëzve të lumtur në plazhe, dhe të fëmijëve që lëpijnë me ëndje akulloret e tyre.

Por kjo aktualja nuk është vetëm një verë e paharrueshme. Valët e të nxehtit, janë një vrasës i heshtur. Ndodh rrallë që njerëzit të rrëzohet të vdekur në rrugë. Por ata po vdesin në heshtje në shtëpitë e tyre të keq-izoluara dhe pa ajër të kondicionuar.

Nëse mbahen shënime, këto vdekje të shmangshme do të bëhen një statistikë shqetësuese vetëm disa muaj pas ngjarjes. Në shumë pjesë të botës këto statistika as që ekzistojnë, gjë që i bën tërësisht të padukshme valët e të nxehtit, intensitetin e tyre në rritje, dhe viktimat e shkaktuara prej tyre.

Por edhe nëse i dimë të dhënat, ndodh shumë rrallë që të diskutojmë mbi rolin që luan kontributi ynë në ndryshimin e klimës. Rreziqet nga përmbytjet dhe stuhitë e forta, kanë një kosto të menjëhershme ekonomike, të cilat mund të përfshihen në primet e sigurimit.

Për këtë arsye, ato e kanë forcuar ndërgjegjësimin e sektorit financiar.

Por valët e të nxehtit, përmenden rrallë në sektorin e financave apo të sigurimeve, pasi kostot e tyre ekonomike janë më të vështira për t’u vlerësuar. Ne e dimë që valët e të nxehtit vrasin, dhe e dimë prej kohësh se ndryshimi i klimës shton shanset për të pasur valë të tilla të tënxehtit.

Studimet e reja, tregojnë se si emetimet në atmosferë nga ato kompani dhe vende që kanë përfituar më shumë nga lëndët djegëse fosile, kanë shkaktuar vdekje specifike. Ky problem do të diskutohet në samitin e OKB-së për klimën, që do të mbahet në Gllasgou të Skocisë

në nëntor të këtij viti.

Gjykatat kanë treguar në të kaluarën, se janë një levë e fuqishme e ndryshimit të situatave.

Me ndihmën e provave shkencore, ato mund të shndërrohen në një forcë për të ndërtuar qëndrueshmëri tek komunitetet tona.

A do t’i ndihmojnë këto të dhëna politikanët dhe industritë, që të ndërmarrin hapin thelbësor nga shpallja e emergjencës të klimës, tek veprimet konkrete për t’i parandaluar efektet negative? Ne shkencëtarët mund të sigurojmë të dhëna, që na lejojnë t’i lidhim ngjarjet ekstreme të motit me ndryshimin e klimës të shkaktuar nga njerëzit. Por vetëm faktet nuk do të çojnë drejt një shoqërie më të qëndrueshme, në rast se ata që janë në krye të tyre, do të vazhdojnë t’i shmangen përgjegjësisë së tyre.

Shënim: Friederike Otto, është drejtore e Institutit mbi Ndryshimet Mjedisore në Universitetin e Oksfordit / “The Financial Times” – Bota.al

x