“A thu a ju vjen turp?”, Yllka Kuqi reagon pas vdekjes së kuzhinierit Përparim Babalija

22.04.2021 23:05

“A thu a ju vjen turp?”, Yllka Kuqi reagon pas vdekjes së kuzhinierit Përparim Babalija

Yllka ka një pyetje pas vdekjes së një tjetër të riu me COVID-19.

 
Një tjetër i ri e humbi betejën me COVID-19, kuzhinieri Përparim Babalija nuk ka arritur t’i mbijetojë këtij virusi.

Lajmi për vdekjen e tij në moshë shumë të re ka prekur të gjithë, këngëtarja Yllka Kuqi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Ajo ndau postimin e fundit të Babaliajt, i cili kishte bërë thirrje për sigurimin e vaksinave, ndërsa pyet ata që e kanë për detyrë t’i sigurojnë ato se a kanë turp.

“Sot paska ndrru jete, i lehte i qofte dheu! Statusi i tij para 20 diteve…a thu a ju vjen turp sot kur e shihni veten para pasqyres, ju t’cilve i ndjeri iu ka drejtu”, shkroi ajo. 

x