Aktorja britanike e zhdukur prej katër ditësh, ja çfarë dihet deri më tani për fatin e saj

13.09.2021 16:41

Aktorja britanike e zhdukur prej katër ditësh, ja çfarë dihet deri më tani për fatin e saj

Aktorja britanike, Tanya Fear, është raportuar e zhdukur prej katër ditësh në Los Angeles.

Fear, e cila është shfaqur në vitin 2018 në dramën shkencore të “BBC”, “Doctor Who”, u pa për herë të fundit të enjten, sipas miqve dhe familjes së saj, shkruan “BBC”. Ata po u bëjnë thirrje njerëzve të përdorin hashtagun #FindTanyaFear në mediat sociale për të ndihmuar në mbledhjen e informacionit në lidhje me zhdukjen e 31-vjeçares.

Menaxheri i aktores, Alex Cole, tha se ishte mirë kur e pa për herë të fundit, një javë më parë.

“Që kur ka qenë këtu, ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer dhe ky është vetëm fillimi,”- tha ai. “Ne jemi të shqetësuar pa dyshim dhe shpresojmë të zbulojmë se ky është një gabim i thjeshtë dhe ta gjejmë atë.”

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Tanyaradzwa Fear, gjithashtu është shfaqur në “Spotless”, “Endeavor”, “DCI Banks” dhe “Midsomer Murders”. Ajo u pa në filmin “Kick-Ass 2” dhe së fundmi kishte filluar të bënte komedi stand-up.

Sipas llogarisë në “Twitter”, @FindTanyaFear, e cila thuhet se drejtohet nga familja e saj, aktorja u pa për herë të fundit në dyqanin ushqimor “Trader Joe”, në Bulevardin Santa Monica.

x