Albumi i Dua Lipës, renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën

03.05.2021 23:23

Albumi i Dua Lipës, renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën

Dua Lipa dhe skuksesi janë një emër. Një ndër arritjet më të mëdha të këngëtare me origjinë shqiptare është padyshim albumi ”Future Nostalgia”, i cili edhe pse u publikua në një periudhë aspak të lehtë për të gjithë botën, atë të pandemisë, i dha artistes një sukses të padiskutueshëm.

Ky album vijon të pëlqehet shumë dhe këtë e ka treguar Dua përmes një postimi në rrjetet sociale. “Future Nostalgia” ka arritur të renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën. Në këtë mënyrë, Dua ka lënë pas albumin e suksesshëm “After Hours” të artistit kanadez, The Weekend.

Para pak ditësh, Lipa zbuloi se ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjuesve mujorë në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në të gjithë karrierën e saj.

x