Ariana Lirey habit me një tjetër shkrim drejtuar Don Xhonit: “Në kërkim të mbiemrit tuaj, unë dua të ua jap një djalë”

12.10.2021 10:34

Ariana Lirey habit me një tjetër shkrim drejtuar Don Xhonit: “Në kërkim të mbiemrit tuaj, unë dua të ua jap një djalë”

Ariana Lirey tashmë ka bërë tituj në faqet rozë e mediet shqiptare për një lidhje të mundshme me Don Xhonin.

Reperja ruse, e cila për publikun u bë më e njohur pasi bëri tatuazh fytyrën e reperit, ndërsa tani po vazhdon të komentohet për veprimet e tjera.

E njëjta ditë më parë bëri një postim në InstaStory rreth editimeve të fotografive dhe në po të njëjtin shkrim në fund e kishte shënuar, Ariana Isufi, referuar mbiemrit të artistit (Xhonatan Isufi).

Supermodelja edhe një herë ka befasuar me veprimin e radhës drejtuar Don Xhonit.

“Në kërkim të mbiemrit tuaj, unë dua të ua jap një djalë. Xh”, kanë qenë fjalët e Lirey.

Ariana ka bërë që të komentohet për këtë pasi saktësisht nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes dhe nëse kjo do të jetë e vërtetë.

Për më shumë, edhe krijuesi i hitit “Make a Pose” duket të jetë tejet i afërt me modelen pasi shkëmbejnë vazhdimisht mesazhe me njëri-tjetrin.

x