Arjola Demiri tregon se ish- partneri e ka tradhtuar gjashtë vite me radhë

11.01.2022 22:35

Arjola Demiri tregon se ish- partneri e ka tradhtuar gjashtë vite me radhë

Arjola Demiri është aktorja e njohur që së fundmi është hapur rreth jetës private.

Ajo në Big Brother Vip ka bërë një rrëfim tejet emocional, që ka bërë me lot banorët dhe audiencë.

Aktorja ka treguar pasi solli jetë vajzën e saj në vitin 2005, ka marrë vesh se është tradhtuar nga ish-bashkëshorti.

Një gjë e tillë ka ndodhur për gjashtë vite me radhë, derisa ajo vendosi që të shpërngulet në Suedi.

Pas kthimit, Demiri është divorcuar nga ish-bashkëshorti, duke o fokusuar kështu në rritjen e fëmijëve të saj.

Historia e saj është pritur me duartrokitje nga publiku, pasi ajo përkundër problemeve është ngritur sërish në këmbë.

x