Beatrix dhe Donald bëjnë ”plane” për fëmijë?

13.01.2022 16:58

Beatrix dhe Donald bëjnë ”plane” për fëmijë?

Çifti më i famshëm për momentin në Shqipëri, Donald-Beatrix duket se kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e tyre dhe tashmë duken sërish të lumtur pranë njeri-tjetrit.

E gjitha ndodhi pasi ata fituan mundësinë të shohin një film brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, sepse edicioni i lajmeve që ata imituan, ishte videoja më e klikuar në “Youtube”. Gjatë bisedës, Beatrix ka shprehur dëshirën për të patur një vajzë me partnerin e saj.

Rikujtojmë se dyshja kaloi një periudhë të vështirë brenda shtëpisë, ku konsideruan edhe ndarjen si zgjidhjen e duhur për të rregulluar problmet e tyre.

Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte.

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie.

Donald: Ke vajzë dëshirë?

Beatrix: Po.

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë, me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.

Egzona: Receta është më e gjatë.

x