Bebe Rexha merr vëmendje duke ekspozuar linjat trupore në kostumin me dekolte të hapur

25.10.2021 22:07

Bebe Rexha merr vëmendje duke ekspozuar linjat trupore në kostumin me dekolte të hapur

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për yllin nga Dibra, Bebe Rexhën, e cila e tillë shfaqet edhe në këto të fundit që ka shpërndarë në Instagram.

E ndjekur nga mbi dhjetë milionë njerëz, biondja duket joshëse e me plot stil në një paraqitje të radhës nga Los Angeles, Kaliforni.

Krijuesja e hitit “Meant To Be” shfaqet në formë të mrekullueshme në një kostum ngjyrë kafe të përzier e me dekolte të hapur.

Postimi ka bërë që për vetëm një orë të marrë mbi 100 mijë pëlqime.

32-vjeçarja momentalisht po shijon suksesin e albumit të ri “Better Mistakes” që u prit shumë mirë edhe nga publiku.
E njëjta tanimë ka nisur punën edhe për disa projekte të reja ndonëse paralajmërimet i ka bërë prej kohësh.

Bebe ditë më parë gjithashtu potencoi se i pëlqen muzika arabe pasi ka një ngjashmëri me atë shqipe.

x