Chiara Ferragni do të prezantojë festivalin e ‘Sanremos’ vitin e ardhshëm

21.06.2022 17:01

Chiara Ferragni do të prezantojë festivalin e ‘Sanremos’ vitin e ardhshëm

Ata i kishin ofruar tashmë të dilte në skenën e Ariston, por ajo kishte refuzuar. Më në fund këtë vit Chiara Ferragni tha po: do prezantojë krah Amadeus në Festivalin e Sanremos (7-11 shkurt 2023), në mbrëmjen e hapjes dhe të mbylljes së Festivalit. Sipërmarrësja dhe influencuesja që takoi Senatoren Liliana Segre disa ditë më parë ka qenë njeriu i ditës në vendin fqinj.

Amadeus lajmëroi në Tg 1 se Chiara do ngjitet me të në skenë vitin e ardhshëm si moderatore. “Jemi vetëm në qershor, italianët ëndërrojnë plazhe me diell. Sanremo është në shkurt, por falë Rai, CEO Carlo Fuortes dhe drejtorit Stefano Coletta, mora mandatin tim në mars dhe fillova të punoj për festivalin: rregullorja tashmë është krijuar dhe publikuar, po filloj të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve dhe sonte fillon binjakëzimi mes Sanremos dhe Tg 1”. -tha ai teksa më pas zbuloi se Chiara do jetë prezantuesja kryesore mes disa prezantusesh të tjera.

x