Dalin në ankand sendet personale të Amy Winehouse

14.10.2021 18:49

Dalin në ankand sendet personale të Amy Winehouse

Gati 800 sende të Amy Winehouse, përfshirë atë që këngëtarja britanike kishte veshur në koncertin e saj të fundit, kanë dalë në ankand. Veshja bashkë me një çantë Moschino në formë zemre, me të cilën fotografohej shpesh këngëtarja, pritet të kushtojnë nga 15,000 deri në 20,000 dollarë secila.

Prindërit e Amy-t thonë se është koha e duhur për të nxjerrë në shitje sendet e saj personale dhe profesionale. “Ata e dinë që këto artikuj do të shkonin te fansat dhe koleksionistët, muzetë dhe investitorët në të gjithë botën që do të vazhdojnë t’i vlerësojnë, t’i shijojnë, t’i shfaqin ato.”, tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i ankandeve të Julien.

Aksesorët përfshirë vathët, syzet e diellit në formë zemre dhe çanta janë ndër sendet që dalin në ankand.

Shumica e veshjeve të Winehouse kanë një çmim prej 2,000 deri në 4,000 dollarë. Winehouse u bë një artiste e njohur në mbarë botën me pamjen e saj unike. Ajo lëshoi ​​dy albume në studio, “Frank” dhe “Back to Black”. Amy, e cila ndërroi jetë në 2011-ën, fliste shpesh për varësinë nga alkooli dhe droga.

  

x