David Beckham, zbulohet dieta e tij sekrete për ta mbajtur në top-formë

12.09.2021 08:39

David Beckham, zbulohet dieta e tij sekrete për ta mbajtur në top-formë

Tërheqja e shumë sportistëve nga aktiviteti do të thotë bjerrje e fizikut të tyre për shkak të pushimit më të madh, ushqimeve të mira dhe mungesës së stërvitjes. Sidoqoftë, yjet e tjerë të mëdhenj janë të përkushtuar për të qëndruar në formë, siç është David Beckham.

Ish-futbollisti i Real Madridit u bë “viral” në fillim të kësaj jave, kur u shfaq në një postim të gruas së tij, Victoria Beckham, gjysmë i zhveshur, ku mund të shihej një pjesë e vitheve të tij. Një imazh që i bëri fansat e tij të çmenden për formën e mirë fizike që ka ruajtur.
Në moshën 46-vjeçare, pronari i Inter Miami mbetet në një formë të shkëlqyer, falë një stërvitjeje të re, të cilën e kryen mes tri dhe pesë ditëve në javë, duke aplikuar rutinat e “snacking fitness”. Kjo është një praktikë sportive që konsiston në bërjen e stërvitjeve të shkurtra gjatë gjithë ditës, me pushime midis aktiviteteve, të cilat ndahen në tri seanca të ndryshme.

Seanca e parë është një nxehje dhe konsiston në kryerjen e grupeve të ushtrimeve, ku përfshihen ulja në gjunjë dhe ngritja 40 herë, 20 ushtrime krahësh me shtangë dore dhe 10 shtytje, po me shtangë dore.
Pas këtij raundi të parë, David Beckham përmbush detyra të tjera, qoftë në shtëpi ose në punën e tij. Seanca e dytë fillon me një nxehje 10-20 minutëshe, para se të bëjë sërish pesë grupe ushtrimesh: 40 kërcime pupthi, 30 ulje dhe ngritje në gjunjë, 10 pompa dhe 20 ngritje të këmbëve nga dyshemeja.

Para përfundimit të ditës, anglezi bën seancën e fundit, me 40 deri në 60 minuta ushtrime kardio, duke kombinuar biçikletën, shkallët ose ushtrime të tjera të ngjashme. Sidoqoftë, jo i gjithë fiziku i tij palestrohet në stërvitje, gjithashtu duhet të ndjekë  një dietë të rreptë.

Për ta bërë këtë, Beckham ha katër vakte në ditë: një mëngjes të fortë me omëletë dhe djathë, një meze të lehtë para drekës dhe gjëra të lehta herët në mbrëmje. Gjithashtu, ai ka një listë të produkteve ushqimore që mund dhe nuk mund të hajë, të dhëna nga specialist përkatës.

Ndër ushqimet që mund të hajë ish-futbollisti janë: pulë, peshk, vezë, sallata jeshile, lulelakër, bishtajore, kos, vaj ulliri dhe arra. Ato që nuk i lejohen janë: buka e bardhë, drithërat, orizi, ushqimet e përpunuara dhe me yndyrë.

x