DJ PM dhe Sarah Berisha shkëmbejnë puthje në buzë

22.11.2021 14:13

DJ PM dhe Sarah Berisha shkëmbejnë puthje në buzë

Që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP, DJ PM është komentuar për raportin e afërt me blogeren, Sarah Berisha.

Dyshja janë shumicën e kohë në shoqëri të njëri-tjetrit, ndërsa është përfolur vazhdimisht për një romancë të mundshëm mes tyre.

Por, ditët e fundit raportet mes tyre janë acaruar, teksa nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet e shumta.

Edhe mbrëmjen e kaluar (e diel), DJ PM ka refuzuar të ketë një darkë romantike me të, dhe kjo gjë si duket ka bërë që Sarah të nxitet për të krijuar një raport edhe më të afërt me të.

Mëngjesin e ditës së sotme Sarah ka bërë hapin  e parë, duke i dhënë një puthje në buzë DJ PM.

Menjëherë pas puthjes Sarah e pyet se nëse nuk i pëlqeu, ndërsa Pajtimi i thotë se “ishte e papritur”.

Nëse pas kësaj ata të dy vendosin të kenë një lidhje, do të bëhen çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndërkohë, kujtojmë që të premten kanë hyrë në shtëpisë edhe dy banorë të rinj, Meridian Ramcaj dhe Antonela Berisha. 

x