Dua Lipa bën shqiponjën te muzeu i Skënderbeut (FOTO)

25.07.2021 18:43

Dua Lipa bën shqiponjën te muzeu i Skënderbeut (FOTO)

Dua Lipa duket që po shijon çdo moment të vizitës së saj në Shqipëri. Të dielën, këngëtarja me famë botërore ka postuar në Instagram fotografi të tjera nga vizita në Krujë, por edhe çaste të tjera nga udhëtimi bashkë me familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid.

Ajo ka bërë poza me duart në formë shqiponje brenda muzeut të Skënderbeut në Krujë, pikërisht para shpatës dhe helmetës së Heroit Kombëtar.

Pas Krujës, duket se Dua me familjen kanë zbritur në bregdet, ku po shijojnë plazhin e mrekullueshëm dhe ushqimet speciale. Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë.

x