Edhe DJ Regard do të performojë në paradën e komunitetit LGBTI

04.06.2021 17:14

Edhe DJ Regard do të performojë në paradën e komunitetit LGBTI

Përveç Bebe Rexhës, edhe një tjetër shqiptar do të performojë në paradën e LGBTI.

 
“iHeartRadio” do të mbajë edhe këtë vit një koncert për të mbështetur komunitetin LGBTI.

Festa mbahet për të mbledhur fonde për këtë komunitet, ndërsa këtë vit organizohet me moton “Can’t Cancel Pride”.

 
Në koncertin që organizon “iHeart Radio”, do të performojnë disa emra të njohur, përfshirë edhe këngëtarë shqiptarë.

Gjatë ditës së djeshme, Bebe Rexha konfirmoi pjesëmarrjen në këtë event, ndërsa i ftuar është edhe DJ Regard.

Lista e performuesve përfshin: Bebe Rexhën, Brothers Osborne, Busy Phillips, Demi Lovato, Gus Kenëorthy, Hayley Kiyoko, Jennifer Hudson, JoJo Siëa, Lil Nas X, Marshmello, MJ Rodriguez, Nina West, P! NK, Ricky Martin, Regard, Troye Sivan, Tate McRae, etj.

“Can’t Cancel Pride” ka të bëjë me krijimin e një jete më të mirë për LGBTI dhe për të treguar mbështetjen për ta.

x