Emina Cunmulaj nënë për herë të tretë, zbulon edhe emrin e djalit

14.09.2021 22:12

Emina Cunmulaj nënë për herë të tretë, zbulon edhe emrin e djalit

Në Instagram, Emina Cunmulaj njoftoi se është bërë nënë për herë të tretë, kësaj radhe e një djali.

”Zemra ime është plot. Burri im i vogël, ti më ke mësuar kaq shumë gjëra që tani dhe një prej tyre është durimi. Me ardhjen kur ti doje dhe jo atëherë kur supozohej të vije, më mësove se në jetë asgjë nuk të jepet kur e do, por kur është e shkruar të vijë në rrugën tënde. Faleminderit për këtë mësim dhe shumë të tjera që do të vijnë”.

Modelja dhe filantropja e nis shkrimin me emrin e të birit, “Shá Yosef Nazarian”. Shá ka kuptimin e dikujt që është i sjellshëm dhe sillet mirë, ndërsa Yosef nënkupton “Zoti do të shtohet”.

Emina është edhe nënë e dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya.

x