Familja 4 anëtarëshe që u shua në aksidentin tragjik ishin familjarë të këngëtares së njohur

23.11.2021 14:02

Familja 4 anëtarëshe që u shua në aksidentin tragjik ishin familjarë të këngëtares së njohur

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në Bullgari ka tronditur popullin shqiptarë anembanë.

Në mesin e 45 personave të djegur në autobusin e aksidentuar ishte edhe një familje 4 anëtarëshe.

Këngëtarja e njohur Ganimete Abazi e njohur me nofkën Ganja sot përmes rrjeteve sociale ka reaguar menjëherë pas lajmit

Familja e cila u shua sot ishin familjarë të afërt të saj. Ajo shkroi një dedikim mjaft prekës për ta në Facebook.

Avniu i cili ishte babai i dy binjakëve dhe bashkëshorti i viktimës femër, ishte djali i tezes së këngëtares.

“Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të deshta si vëlla o Avni Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjujt e mi”, ka shkruar Ganja.

x