Getinjo flet për marrëdhënie intime me personazhe VIP

23.11.2021 20:09

Getinjo flet për marrëdhënie intime me personazhe VIP

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke përfshirë detaje nga përditshmëria apo të rejat nga aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi me prejardhje nga Ferizaj u dha mundësinë ndjekësve të tij në Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave ai do t’iu përgjigjej.

Në njërën nga pyetjet, një fans/e i ka shkruar se nëse duhet “të jesh patjetër VIP”, për të kryer marrëdhënie intime me të.

Ndërkohë, Getinjo nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke thënë se të qenurit VIP nuk është as kriter për të, pasi nuk ka kryer kurrë marrëdhënie me personazhe të kësaj elite.

“Pasha krijuesin, s’kam pasur seks me asnjë që është VIP”, është përgjigjur reperi i hitit “Tony Montana”.

Megjithëse ka shumë vite prezencë skenike dhe mediale, ai është treguar mjaft hermetik sa i përket jetës private, duke mos treguar nëse ka pasur ndonjëherë një lidhje në jetën e tij. 

x