Lidhja e parë në Big Brother VIP? Dy banorët “kapen” në kamera me afërsi ndaj njëri-tjetrit

09.10.2021 13:30

Lidhja e parë në Big Brother VIP? Dy banorët “kapen” në kamera me afërsi ndaj njëri-tjetrit
Lidhja e parë në Big Brother Albania Vip duket në horizont.

Fifi dhe Graniti duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. Afrimiteti i tyre ka nisur që para dy ditëve por mbrëmë ata u ndanë nga grupi i banorëve të tjerë dhe shkuan në dhomën e gjumit.

Në dhomën e gjumit, Fifi qëndroi te krevati i Granitit duke diskutuar për shumë ngjarje që kanë ndodhur në këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Afrimiteti mes tyre duket edhe në fotot e mëposhtme.

x