Loredana Zefi së shpejti publikon këngën e parë në gjuhën shqipe

07.04.2021 20:09

Loredana Zefi së shpejti publikon këngën e parë në gjuhën shqipe

Rep-artistja me origjinë shqiptare e njohur në tregun gjerman ka një befasi për fansat e saj shqiptarë.

 
Me një video të publikuar nga studio, reperja ka treguar se do lansoi këngën e parë në gjuhën shqipe.

“Nëse don” , siç duket mban titullin projekti i parë i Loredanës në gjuhën shqipe sipas asaj që arrimë ta dëgjojmë në prapavijë.

Videon, 24 vjeçarja e ka postuar në storien në Instagram po ashtu edhe në rrjete tjera sociale duke mos munguar edhe në profilin zyrtar në Tik Tok.

Theksojmë se, reperja është duke punuar për projekte të reja muzikore e cila do t’i publikojë gjatë vitit 2021.

x