MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë pjesë nga albumi i ri që publikohet më 12 janar

10.01.2022 20:24

MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë pjesë nga albumi i ri që publikohet më 12 janar

Reperët e njohur shqiptarë, MC Kresha dhe Lyrical Son, prej kohësh kanë nisur punën për një album të ri.

Themeluesit e grupit “PINT” në fillim të vitit 2022 saktësisht më 12 janar do të sjellin albumin e radhës të quajtur, “Muzikë e Alltisë”.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë që nga publikimi, ata së fundmi kanë ndarë edhe disa pjesë të këngëve të shkëputura nga ky projekt madhështor.

Në album deri më tani kanë njoftuar se janë gjithsej 11 këngë, në mesin e të cilëve edhe disa bashkëpunime.

Një duet do të jetë me artisten Elvana Gjata dhe një tjetër do të jetë me reperin e popullarizuar, Ledri Vulën.

“Kangë e Shahirav”, “Hotel Mahalla”, “Inati”, “Recepti”, “Nji Lot”, “Paret Lejla”, “Stuhi mbi oqean”, “J.C.V.D”, “Rrugë e gjatë”, “Rammstein” dhe Gunners – projektet e “Muzikë e Alltisë”.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity)

Të mërkurën (12 janar) pritet për t’u parë se çfarë kanë përgatitur yjet e hip hop-it për admiruesit e muzikës së tyre. 

x