Megan Fox me dukjen provokuese në fustanin transparent, shfaqet përkrah të dashurit në MTV VMAs

13.09.2021 11:34

Megan Fox me dukjen provokuese në fustanin transparent, shfaqet përkrah të dashurit në MTV VMAs

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë ‘goditur’ në VMAs 2021 me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq në Barclays Center në Brooklyn, të dielën mbrëma.

Bukuroshja e “Jennifer’s Body”, 35-vjeçe, në dukje zgjodhi fustanin ikonik të Rose McGoëan nga shfaqja e vitit 1999, në një fustan krejtësisht të tejdukshëm të Mugler, me një palë sytjena e të tango të stolisur.

Mugler, natyrisht, është i njëjti brend që qëndron prapa dukjes së Fox në Billboard Music Aëards 2021, dhe pamja e fundit e yllit duket se është destinuar të bëhet po aq virale.

MGK, 31-vjeç, u pa të jetë veshur me një kostum të kuq të markës Dolce&Gabbana dhe përreth fytyrës kishte disa aksesorë.

Dyshja shquhen për koordinimin që bëjnë në veshje e po ashtu edhe për manikyrin.

Kelly ishte nominuar për “Alternativa më e mirë” në VMAs të këtij viti për “My Ex’s Best Friend”, në bashkëpunim me Blackbear.

Justin Bieber ndërkaq është shpërblyer me dy çmime si: “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë pop”.

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, përkundër se ishte e nominuar në katër kategori nuk arriti të fitojë ndonjë çmim.

Music Video Awards 2021 u transmetua në MTV me nikoqire reperen Doja Cat.

x