Noizy dhe Elgit Doda sjellin këngën “Ti Ti”

04.06.2021 20:39

Noizy dhe Elgit Doda sjellin këngën “Ti Ti”

Është publikuar kënga e shumëpritur e Noizyt me Elgitin.

 
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Noizy dhe Elgit Doda sapo publikuan projektin e tyre të ri.

“Ti Ti” titullohet kënga e re e Noizyt, në bashkëpunim me Elgit Dodën, e cila erdhi e vizualizuar edhe me klip.

 
Për tekstin e këngës u kujdesën Noizy dhe Elgiti, mix/masterin e bëri Marenglen Boja, beatin Hazy, kurse ana vizuale u punua nga Snatchy.

Videoja e këngës “Ti Ti” erdhi përplot ngjyra verore, ndërsa u publikua në periudhën kur shumë duete janë lansuar nga emrat e njohur të estradës.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Ti Ti”, kënga më e re nga Noizy dhe Elgit Doda. 

 

x