Ola dhe Jasmina i japin fund miqësisë? Ky detaj i nxori zbuluar

11.06.2021 18:23

Ola dhe Jasmina i japin fund miqësisë? Ky detaj i nxori zbuluar

Ola dhe Jasmina duket se janë prishur sërish.

 
Dy ish-konkurrentet e “Përputhen” muaj më parë kanë qenë shumë të komentuara për shkak të një zënke që kishin.

Kur Ola erdhi në emision, tregoi se njihej me Jasminën, por se nuk flasin mes vete ngase kishin prishur raportet për një arsye që nuk deshën ta bëjnë publike.

Por, para se të largoheshin nga emisioni, dyshja treguan se tashmë kanë lënë pas çdo mosmarrëveshje që kishin.

Megjithatë, “paqja” e tyre duket se ishte jetëshkurtër, ngase një detaj që është vërejtur nga fansat, tregon se ato janë ndarë.

Pak kohë pasi u panë në shoqëri të njëra-tjetrës, Ola dhe Jasmina nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjete sociale.

x