Pas lansimit të bashkëpunimit me Taynën, Azet vjen me projekt solo

11.06.2021 12:10

Pas lansimit të bashkëpunimit me Taynën, Azet vjen me projekt solo

Reperi Azet në fillim të këtij viti është rikthyer fuqishëm në industrinë e muzikës gjermane.

Prurjet e tij muzikore kanë qenë të shumta të cilat njëherësh rezultuan edhe shumë të suksesshme.

Meqenëse pak ditë më parë solli një bashkëpunim me reperen Tayna, ai së fundmi erdhi me një projekt solo.

Kënga mban titullin “Freigang” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale ku shfaqet me miq dhe me të vëllanë, Albin.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Lex Barkey e Niklas Neumann, kurse producent ishte Lucry bashkë me Suena.

Edhe ky projekt është pjesë e albumit të tij të ri të quajtur, “Neu Welt”.

“Ti Harro” nga Azet dhe Tayna e lansuar në fillim të këtij muaji deri më tani ka mbledhur afro katër milionë klikime.

x