Pastori i njohur shqiptar pyetet: A i duhet Shqipërisë emisioni “Përputhen”? Ja si përgjigjet

01.02.2021 10:50

Pastori i njohur shqiptar pyetet: A i duhet Shqipërisë emisioni “Përputhen”? Ja si përgjigjet

I ftuar mbrëmë në emision ishte edhe pastori Akil Pano.

 
Ai u pyet se si i duket emisioni “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, nga moderatorja Bora Zemani ia parashtrua edhe një pyetje se a i duhet Shqipërisë një emision si “Përputhen”?

Ndër të tjera pastori e konsideroi një mundësi të mirë emisionin përkundër kritikave të shumta që po merr kohët e fundit.

Ai tha: “Unë mendoi se ne kemi nevojë për dashuri e cila do jetë në dimensionin e prekshëm dhe real aty ku gomat e makinës prekin asfaltin pra ta zbresim nga dimensioni abstrakt dashurinë dhe ta përjetojmë dashurinë. Po ashtu, dashuria duhet të mirëkuptohet, Përputhen unë besoj është një mënyrë apo tjetër një copë nga realiteti i jetës së përditshme. Pra, të gjithë djemtë dhe vajzat aty jashtë në ndryshim nga djemtë dhe vajzat këtu brenda duhet të kuptohen, mirëkuptohen dhe jo të keqkuptohen”.

Ndryshe, në edicionin e sotëm do sqarohen skandalet e ndodhura javën që shkoi.

x