Piloti i BBV: Biznesmeni nga Saranda më ofroi 5 mijë euro, ishte mesazh për…

11.01.2022 19:22

Piloti i BBV: Biznesmeni nga Saranda më ofroi 5 mijë euro, ishte mesazh për…

Piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka surprizuar dhe dërguar dhjetëra mesazhe për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ”Big Brother Vip’” ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ”Breaking”.

Parashutisti ka treguar se i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit, por Xhaka ka refuzuar pasi e ka konsideruar si një mesazh të papërshtatshëm! Jeni të gjithë kuriozë se çfarë shkruhej në atë mesazh?

”Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh. Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit. I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bërtiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh”, tha Arbër Xhaja.

x