“Pot shkrun frajeri”, Ledri Vula ngacmon fansen në koncert duke i kontrolluar telefonin e saj

26.07.2021 19:48

“Pot shkrun frajeri”, Ledri Vula ngacmon fansen në koncert duke i kontrolluar telefonin e saj

Ledri Vula vazhdon të jetë reperi më i pëlqyer.

Rep artisti kosovar është njëri nga më të pëlqyerit e të kërkuarit për mbrëmje muzikore, falë muzikës që kultivon tash e disa vite.

Mbrëmë reperi ka mbajtur dy koncerte një në Shëngjin dhe një në në Pejë duke krijuar atmosferë të zjarrtë për fansat e tij.

Derisa argëtonte publikun Ledrit i ra në duar një telefon i një fanses së tij të cilin reperi nuk hezitoi ta ngacmoi.

“Pot shkrun frajeri”, i tha me zë të lartë Ledri duke shkaktuar mjaft të qeshura në publik.

Përndryshe, kënga e tij e fundit është “Dale” në bashkëpunim me Kidën dhe Butrintin e cila arriti 25 milion klikime në youtube.

x