Presidentja Osmani citon Dafina Zeqirin në intervistë

27.10.2021 11:32

Presidentja Osmani citon Dafina Zeqirin në intervistë

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë dje intervistë për gjashtë mujorin e saj në krye të shtetit.

Ajo para gazetarit Xhemajl Rexha ka shpalosur punën e deriranishme dhe planet.


Por teksa i është përgjigjur akuzave dhe sulmeve, ajo ka cituar Dafina Zeqirin duke thënë se këto janë ‘llafe llafe’, siç thotë artistja në një prej projekteve të saj.

E lumtur, Dafina e ka nisur ditën me atë sekuencë.

x