Publikohet ‘traileri’ i pjesës së fundit të “La Casa de Papel” që shfaqet në Netflix më 3 dhjetor

14.10.2021 10:29

Publikohet ‘traileri’ i pjesës së fundit të “La Casa de Papel” që shfaqet në Netflix më 3 dhjetor

Serialit tashmë të popullarizuar të Netflix, “La Casa De Papel”, duket se po i vjen fundi.

Është bërë e ditur se sezoni i fundit i këtij seriali do të publikohet më 3 dhjetor të këtij viti.

Faqja zyrtare e tyre në Instagram ka shpërndarë edhe ‘trailer-in’ duke treguar pak më shumë nga “Money Heist”.

Në këtë pjesë, u paralajmërua një fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia.

Sezoni i pestë u përbë nga dy vëllime, i pari që u soll më 3 shtator dhe pjesa tjetër që do të vijë më 3 dhjetor.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by La Casa de Papel (@lacasadepapel)

“La Casa de Papel” ndërkohë u cilësua si shfaqja më e suksesshme në historinë e Netflix për kategorinë e serialeve të gjuhës jo-angleze.

Megjithatë, këto ditë është përfolur se rekordi është thyer nga seriali korean “Squid Game” që zuri vendin e parë në 90 vende të ndryshme të botës.

x