Rashford është rikthyer me të dashurën e fëmijërisë

13.01.2022 14:44

Rashford është rikthyer me të dashurën e fëmijërisë

Marcus Rashford thuhet se është pajtuar me të dashurën nga fëmijëria, Lucia Loi, disa muaj pas ndarjes së dhimbshme.

Pas tetë viteve bashkë, futbollisti dhe e dashura e tij i kishin dhënë fund lidhjes në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa për ndarjen mediat raportuan tre muaj më vonë.

Megjithatë, Lucia ka nxitur spekulime për ribashkimin e tyre, pas publikimit të disa imazheve ku shfaqej një dorë me tatuazh teksa prekte çizmet e saj.

Një burim ka thënë për The Sun se ndarja u ka dhënë atyre kohë që të marrin frymë dhe të përqendrohen te vetvetja para se të riktheheshin bashkë pak para festave të fundvitit.

“Ndarja i ka shërbyer lidhjes së tyre, sepse u ka ofruar të dyve hapësirë dhe siguri se ata dëshironin që ta çonin përpara këtë lidhje”.

“Ata kanë qenë bashkë që nga shkolla dhe një mundësi për të marrë frymë dhe për t’u fokusuar te vetja, ka qenë mjaft e rëndësishme”, ka thënë burimi.

 

x