Rita Ora tregon fizikun e saj të shkëlqyer në paraqitje me bikini, ndërsa merr rreze nën diellin e Sydneyt

26.01.2022 11:18

Rita Ora tregon fizikun e saj të shkëlqyer në paraqitje me bikini, ndërsa merr rreze nën diellin e Sydneyt

Rita Ora dukej e pabesueshme teksa pozoi për një seri fotosh mahnitëse me bikini, ndërsa merrte rreze dielli në Sydney të mërkurën.

Këngëtarja 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj mbresëlënëse trupore teksa kishte veshur bikini me vija të bardha dhe të zeza, ndërsa pushonte në kopshtin e saj.

Duke treguar nuancën e saj të përthithur nga dielli, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” i la flokët e saj bionde që të binin poshtë shpatullave të saj.

 

E buzëqeshur para kamerës, trajnerja e spektaklit “The Voice Australia” i shtoi shkëlqim pamjes së saj me një palë vathë prej ari në formë të rrathëve.

Krahas postimit, ajo shkroi: “Ndriçimi i sotëm ishte shumë natyral”.

Ndërsa ndodhet në Australi, Rita ka ushtruar me trajnerin Jono Castano, klientët e të cilit përfshijnë emrat e njohur si Rebel Wilson dhe Pia Whitesell.

Rita më parë i tha revistës “Shape” se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë në ditë, në varësi të kohës që kam. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barkut tim, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.

Ylli me prejardhje shqiptare mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit, përpara xhirimeve të sezonit të ri të “The Voice Australia”.

Ajo tash e gati një vit është në lidhje me regjisorin e njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Që kur mbërritën në Sydney, ata janë parë së bashku duke bërë blerje në “Bondi” dhe duke frekuentuar plazhin, madje kanë marrë pjesë edhe në premierën e “Being the Ricardos”.

Rita së fundmi i tha tabloidit The Independent në një intervistë, se do të donte të kishte një familje të mirë të madhe një ditë.

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, larg vëmendjes. 

x