“Shkova për tjetër femër…”, Lumi B rrëfen historinë e tij

25.06.2021 10:34

“Shkova për tjetër femër…”, Lumi B rrëfen historinë e tij

Reperi shqiptar, Lumi B, njihet si një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Lumi B është i martuar dhe baba i një djali, ku për jetën private flet shumë rrallë.

Së fundi, ai ishte i ftuar në emisionin ‘Robi plaket kur don vet’ ku ka zbuluar shumë nga njohja me gruan e tij.

Lumi zbuloi se me Mirandën është që nga mosha 20 vjeçare, ndërsa e ka njohur në një festë ku në fakt kishte shkuar për një tjetër femër.

Ndryshe, Lumi B është duke shijuar suksesin e këngës në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj, e cila për një kohë të shkurt u prit mirë nga publiku.

x