“S’kanë bo kurrë sen në jetën e tyre, s’i njeh askush”, Fifi “shpërthen” ndaj banorëve të Big Brother

09.10.2021 23:39

“S’kanë bo kurrë sen në jetën e tyre, s’i njeh askush”, Fifi “shpërthen” ndaj banorëve të Big Brother

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show më i ndjekur ‘BigBrother Albania’ u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

 
Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë, shkruan Express Rozë.

Mbrëmë ishte nata e dytë e këtij edicioni, ndërsa debatet kanë nisur brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP.

Tensionet e para mes banorëve tashmë kanë filluar, në veçanti në mes të Fifit ndaj banorëve të tjerë.

Produksioni shfaqi një video në të cilin u shfaqën debatet, teksa ajo bëri deklaratë të fortë në dhomën e rrëfimit.

“S’kanë bo kurrë sen në jetën e vet, nuk i njeh askush”, tha Fifi e nervozuar, e derisa qante.

‘BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht ne platformen IPKO, ne dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagese shtese, te numeruara 31 dhe 32 ne listen e kanaleve, si dhe permbledhjen javore ne kanalin TOP Channel’.

x