Tensione të forta brenda shtëpisë, Fifi shpërthen ndaj banorëve: Nuk i bëj askujt presione psikologjike

22.11.2021 17:25

Tensione të forta brenda shtëpisë, Fifi shpërthen ndaj banorëve: Nuk i bëj askujt presione psikologjike

Gjatë ditës së djeshme, blogerja Saraha Berisha, deklaroi se nuk dëshiron të ketë dicka më me Dj Pm brenda shtëpisë së ‘BBV’.

 
Pas këtyre fjalëve, Pajtimi refuzoi që të ketë një takim të organizuar nga ‘Vëllai i madh’.

Por, pas këtyre debateve të krijuara mbrëmë, Sara ka pranuar pëlqimin për Pajtimin dhe në atë moment erdhi puthja e shumëpritur.

Gjatë ditës së sotme pasi ata i treguan Fifit për puthjen mes tyre, ajo filloi me akuza ndaj Sarës, kinse ajo po luan me Pajtimin, ku menjëherë pas kësaj Sara ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar daljen nga shtëpia.

Në anën tjetër Fifi ka shpërthyer keq ndaj banorëve, për faktin se të gjithë po e akuzojnë atë që ajo po ushtron presion psikologjik ndaj banorëve.

Sipas Fifit, puthja e Pajtimit me Sarën është thjeshtë një lojë.

x