Tuna argëtohet me këngën e Dafina Zeqirit

08.06.2021 23:59

Tuna argëtohet me këngën e Dafina Zeqirit

Këngëtarja ka publikuar video teksa shihet duke dëgjuar këngën e re të mikes së saj.

 
Në storien e saj në Instagram ka ndarë videon teksa në prapavijë dëgjohet projekti muzikor “Pa ty” në bashkëpunim me Mumën lansuar së fundmi nga Dafina.

E veshur me një bluzë me ngjyrë të kaltër, flokët e rregulluara dhe një palë syze Tuna këndon nga kënga e Dafinës.

Theksojmë se, vite më parë është raportuar se të dyja këngëtaret nuk flasin me njëra-tjetrën dhe nuk është zbuluar asnjëherë arsyeja, megjithatë tashmë ato kanë një raport shumë të mirë.

Ndryshe, Tuna është bërë nënë për herë të dytë muajin e kaluar.

x