Ylli Limani duke imituar Elvanën do iu shkri së qeshuri (VIDEO)

19.07.2021 18:26

Ylli Limani duke imituar Elvanën do iu shkri së qeshuri (VIDEO)

Dy ditë më parë Elvana Gjata dhe Yll Limani publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre, ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh. Në fakt ata i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy projekte muzikore, që menjëherë janë kthyer në këngët e preferuara për publikun.

“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese. Elvana dhe Ylli shfaqen të kuruar në detaje në videoklip, por pjesa më e bukur e tyre duket se ka qenë pas kamerave.

Ylli ka ndarë sot në Instagram disa video, që janë xhiruar gjatë kohës që ata përgatiteshin për xhirimet e videoklipeve. Këngëtari shihet duke imituar Elvanën, teksa këndon dy këngët e saj shumë të njohura “Kunadhe” dhe “Loti”. Ky moment i ka bërë të gjithë për të qeshur, ndërsa Elvana me shaka i hedh duart në fyt Yllit.

x