Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Arbenita dhe Fero

Më në fund u konfirmua ajo që dyshohej e përflitej prej muajsh. Fero dhe Arbenita edhe kanë kurorëzuar dashurinë, edhe do të bëhen prindër së shpejti.
Dyshimet u hoqën kur në rrjet rrodhën fotot nga ceremonia që shfaqnin Arbenitën në muajt e fundit të shtatzënisë.
Por një detaj mbeti pa u kuptuar – gjinia e bebes.
Prive.al nga burime pranë çiftit ka arritur të kuptojë se Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër të një vajze.