”Zhdukja” nga rrjetet sociale, Selena Gomez: Më ka shpëtuar jetën

19.10.2021 17:47

”Zhdukja” nga rrjetet sociale, Selena Gomez: Më ka shpëtuar jetën

Selena Gomez ka ndarë detajet e marrëdhënies së saj me Instagram-in dhe tregoi se si arrin të qëndrojë larg botës virtuale. Si një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, këngëtarja është e vetëdijshme për peshën që ka media sociale në jetën e përditshme dhe shëndetin.

Për këtë arsye, vitet e fundit, Selena Gomez ka vendosur të bëjë pushim nga platformat sociale, duke u ndarë nga Instagram & Co për shumë muaj, duke lënë që profili të menaxhohet nga menaxheri i saj. Tani, këngëtarja e “Lose You To Love Me” ka treguar më në fund dhe për herë të parë momentin në të cilin zgjodhi të largohej nga rrjetet sociale.

“Për të qenë e sinqertë, në fillim thjesht po mendoja; Ka shumë informacion për mua. Një pjesë e mirë të jetës sime personale ishte përhapur kudo, dhe gjithçka më dukej e pakontrollueshme. Mendova se mendimet e mia dhe gjithçka që bëja vërtiteshin rreth një milion njerëzve të ndryshëm në të gjithë botën duke thënë gjëra të mira dhe të këqija për mua”.

Duke përfunduar intervistën, Selena Gomez pranoi se një jetë e lirë nga mediat sociale nuk ka qenë gjë tjetër veçse e dobishme për të. ”Largimi nga media sociale ka qenë një pjesë e madhe dhe domethënëse e rrugëtimit tim drejt shëndetit të mirë mendor për t’u bërë personi që jam tani. Unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh në kulturën pop dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Ndoshta kjo nuk është e vërtetë për të gjithë, por për mua, distancimi nga rrjetet sociale më ka shpëtuar vërtet jetën”.

x