18 klube të Premier League kundër sponsorimeve te Newcastle

19.10.2021 17:49

18 klube të Premier League kundër sponsorimeve te Newcastle

Klubet e Premier League kanë bashkuar forcat kundër Newcastle për t’i parandaluar ata që të lidhin marrëveshje fitimprurëse të sponsorizimit me kompanitë e lidhura me pronësinë e re saudite në të ardhmen e afërt.  Vendimi u miratua me 18 vota pro, me Newcastle kundër dhe Manchester City që abstenoi.

Rregullorja e re do të ndalojë përkohësisht marrëveshjet që përfshijnë marrëdhënie biznesi paraekzistuese. Newcastle, nga ana e tyre, tashmë e ka bërë të ditur në takimin urgjent se ata e konsiderojnë ndryshimin e rregullave si anti-konkurruese.

Klubet angleze të nivelit të lartë kanë shprehur shqetësimin e tyre se Magpies mund të nënshkruajnë marrëveshje të favorshme sponsorizimi për të anashkaluar rregullat e fair play financiare të Anglisë. Sipas rregullave aktuale, klubet mund të kenë humbje deri në 105 milionë paund gjatë tre viteve.

x