Afrimi i Haaland te City, ja sulmuesi që do të sakrifikohet

13.05.2022 17:24

Afrimi i Haaland te City, ja sulmuesi që do të sakrifikohet

Erling Haaland ka pranuar ofertën e Manchester City-t dhe sezonin e ardhshëm do të transferohet nga Signal Iduna Park i Borussia Dortmund te Etihad Stadium i Citizens.

Ky lajm me siguri që nuk ka gëzuar një nga lojtarët e Guardiolës, Gabriel Jesus, për të cilin nuk do të ketë shumë hapësira në ekip pas blerjes së norvegjezit dhe Julian Alvarez nga River Plate.

Një lajm i mirë për Arsenal-in dhe Juventus-in, dy skuadrat më shumë të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Në ditët e kaluara është folur për një ofertë zyrtare të Topçinjve prej 50 milionë eurosh për Gabriel Jesus, ndërkohë që bardhezinjtë nuk kanë bërë asnjë hap konkret deri më tani.

x