Allegri bllokon sulmuesin shqiptar, Juventus e merr me vete në Amerikë

21.06.2022 16:57

Allegri bllokon sulmuesin shqiptar, Juventus e merr me vete në Amerikë

Mes talenteve të spikatur në U-23 e Juventusit nga sezoni i fundit ka spikatur edhe Gacomo Vrioni. Sulmuesi i Kombëtares sonë luajti në formë huazimi te Tiroli në Austri, duke qenë kryegolashëues së bashku me një sulmues tjetër.

Ai shënoi plotë 21 gola në kampionat dhe në Kupë duke zhvilluar një sezon fantastik. Një rendiment fantastik që ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit të bardhezinjve, Max Allegri.

Ofertat për të nuk kanë munguar, por Juventus nuk është gati që ta lërë të lirë pa 10 milionë euro. Madje Allegri do ta marrë me vete në turneun që do të zhvillojë ekipi bardhezi në Amerikë për të vendosur më pas nëse do ta mbajë apo do ta lërë sërish në formë huazimi.

x