Allegri: Ndaj Zenit shans për t’u shfrytëzuar, Dybala gati ndaj Interit

19.10.2021 17:27

Allegri: Ndaj Zenit shans për t’u shfrytëzuar, Dybala gati ndaj Interit

Pas fitoreve ndaj Malmos dhe Chelsea-t, Juventus është në kërkim të fitores së tretë për të hipotekuar dhe kualifikimin për në turin tjetër të Championsit. Përballë është Zenit, një kundërshtar për të cilin trajneri Allegri kërkon kujdes, ndërkohë që ka konfirmuar dhe një pjesë të formacionit.

“Kemi një ndeshje ku duhet të shfrytëzojmë rastin. De Ligt do të rikuperohet, ndërkohë që Bonucci dhe Szczesney do të jenë nga minuta e parë, ashtu si Alvaro Morata në sulm. Zenit është një skuadër e mirë, me futbollistë me shumë teknik në mesfushë dhe në sulm. Janë një ekip evropian që luajnë futboll të bukur. Në Londër bënë mirë edhe në nivelin mbrojtjes. Për ne është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitive për të rritur shansin për kalimin në turin tjetër.

Dybala? Po punon mirë, por ende nuk është stërvitur me ekipin. Me shumë mundësi do të jetë ndaj enterit. Nuk dua të flas tani për atë ndeshje, nesër kemi një “matchball” që duhet ta shfrytëzojmë”, deklaroi Allegri.

x