Ancelotti ndryshon fatin e 7 futbollistëve te Real Madridi

03.06.2021 22:18

Ancelotti ndryshon fatin e 7 futbollistëve te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka bërë prezantimin për rikthimin te skuadra e Real Madridit. Strategu italian ka një mënyrë loje krejt ndryshe nga Zidane, teksa do të mundohet që tifozët të argëtohen më shumë me një lojë spektakolare.

Afrimi i tij ka ndryshuar edhe fatin e disa futbollistëve, teksa sipas gazetës “AS” bëhet fjalë për Marcelon, Ramos, Isco, Bale, Odegaard, Ceballos dhe Casemiro. Strategu italian së pari nuk dëshiron që të largohet asnjë nga dy mbrojtësit, Marcelo dhe Ramos, teksa i beson eksperiencës së tyre, edhe pse mosha tashmë ka bërë të vetën.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Isco dhe Bale, që kanë luajtur periudhën e tyre më të mirë pikërisht nën drejtimin e Acelottit. Ky i fundit ka besim edhe te të rinjtë, ndaj dhe Odegaard apo Ceballos pritet të rikthehen, por këtë herë të ndihen më të rëndësishëm. Casemiro ndërkohë është një garanci në mesfushë dhe pritet që të mos largohet.

x