Arbitri i finales kapet me çantë me logon e Interit, tërbohen juventinët

13.01.2022 23:36

Arbitri i finales kapet me çantë me logon e Interit, tërbohen juventinët

Arbitri i finales së Superkupës së Italisë, Daniele Doveri, është parë mbrëmjen e djeshme duke u larguar nga Milano me një çantë që ka ngjyrën dhe logon e Interit. Është diçka normale, sepse ndodh shpesh që klubet pritëse u japin dhuratë arbitrave suvenire ose fanella në shenjë respekti.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar tifozëve juventinë, që menjëherë e kanë postuar në rrjetet sociale dhe e kanë kryqëzuar arbitrin. Ky i fundit akordoi një penallti për Interin (që në fakt ishte vendim i drejtë), por ka mjaftuar çanta që ai mbante me vete në aeroport që të nisin polemikat sa i përket paanshmërisë së gjyqtarit në këtë takim.

Tifozët e Juves më së shumti shtronin pyetjen: Nëse do ta kishte fituar “Zonja e vjetër” trofeun dhe arbitri do të shihej në ambiente publike me çantën e Juves, atëherë çfarë do të ndodhte…?

x