Barcelona bën gati sulmin final për të rrëmbyer Moratën nga Juvja

14.01.2022 16:55

Barcelona bën gati sulmin final për të rrëmbyer Moratën nga Juvja

Barcelona nuk heq dorë nga Alvaro Morata. Klubi blaugrana pas dështimit të radhës, atë në Superkupë, dëshiron ti bëjë një dhuratë trajnerit Xavi, i cili ia ka bërë të qartë se dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Juves. Pavarësisht fjalëve të thëna nga Allegri, i cili u shpreh i bindur se Morata nuk largohet, fakt është që spanjolli nuk është i pashitshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Xavi ka dhënë prej kohësh miratimin e tij për të transferuar Morata në “Camp Nou”, duke ia kaluar në këtë mënyrë topin drejtuesve të klubit.

Edhe vetë futbollisti duket i gatshëm për një transferim të tillë, por pengesë mbetet Juves, duhet të gjejnë rrugën e duhur për të bindur torinezët. Në kushte të tjera, nëse Chiesa nuk do të ishte dëmtuar, nuk do të kishte asnjë pengesë në këtë negociatë.

Drejtuesit e klubit blaugrana, janë të vetëdijshëm për këtë lëvizje, teksa mund të përfshijnë në tratativa edhe Memphis Depay. Holandezi nuk bën më pjesë në planet e Xavi, këtë e di edhe vetë Depay i cili gjithashtu ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Torino.

x