Barcelona provon shkëmbimin e Griezmannit me njërin nga katër yjet e Man Cityt

22.07.2021 08:38

Barcelona provon shkëmbimin e Griezmannit me njërin nga katër yjet e Man Cityt

Barcelona duket se është e palodhur në përpjekjet e tyre për të shkëmbyer apo larguar Antoine Griezmann këtë verë, megjithëse mori një shumë refuzime.

Blaugranat e dinë se ata kanë të ngjarë të kenë nevojë për të larguar Griezmann duke qenë se ai është njëri nga fituesit më të mëdhenj në ekip dhe klubi dëshpërimisht ka nevojë për të zvogëluar faturën e pagave.

Por, largimi i francezit është provuar të jetë i vështirë shkaku i pagës së tij dhe Barcelona po tenton me çdo kusht një marrëveshje.

Zgjidhja për Barçën është që të përpiqet të ndërrojë Griezmannin këtë verë, duke sjellë një tjetër lojtar të madh, por me pagë të reduktuar.

Raportet e mediave pretendojnë se ata tashmë janë përpjekur të përfshijnë Saul Niguez dhe Paulo Dybala në një marrëveshje me Atleticon dhe Juventusin.

Sipas mediumeve Radio Catalunya dhe Mundo Deportivo, këto dy propozime nuk janë pranuar dhe Griezmann i është ofruar kampionëve të Ligës Premier, Manchester City.

Ky raport shton se Barcelona e do në shkëmbim njërin nga nga Riyad Mahrez, Raheem Sterling, Bernardo Silva ose Aymeric Laporte.

Por, me të gjithë këta lojtarë kryesorë për Cityn, dhe me Pep Guardiola të etur për të mbajtur skuadrën e tij aktuale dhe të nënshkruaj një qendërsulmues të ri, kjo marrëveshje pritet të mbetet vetëm një tentativë.

x