Basketbolli amerikan në zi, vdes në moshën 25-vjeçare Caleb Swanigan

21.06.2022 20:51

Basketbolli amerikan në zi, vdes në moshën 25-vjeçare Caleb Swanigan

Bota e basketbollit në Amerikë sot ka marrë një lajm të rëndë, pasi ka ndërruar jetë ish-basketbollistit Caleb Swanigan.

Ai kishte kaluar një fëmijëri problematike, të lidhur edhe me drogën. Në fillim ishte babai i tij që kishte varësi nga droga ndërsa ky i fundit keqtrajtonte edhe mamanë e Swanigan.

Basketbolli dukej sikur e shpëtoi nga vesi i errët teksa gjatë karrierës së tij në NBA, Swanigan është aktivizuar me Portland Trail Blazers apo edhe Sacramento Kings.

Prej dy vitesh, Sëanigan ishte tërhequr nga sporti dhe në muajt e fundit kishte shtuar së tepërmi në peshë, teksa kjo mund të ketë ndikuar në ndonjë sëmundje.

x