Bayern Munich shikon situatat e katër yjeve të Barcelonës

11.10.2021 15:01

Bayern Munich shikon situatat e katër yjeve të Barcelonës

Bayern Munich është i interesuar për të transferuar katër yje nga Barcelona.

Gjiganti gjerman dëshiron të përfitojë nga situata e rëndë ekonomike e katalunasve që ndoshta do detyron të shesë disa nga yjet kryesorë.

Barcelona është në gjendje të vështirë ekonomike, derisa edhe humbën Lionel Messin te PSG në verën e kaluar.

Sipas El Nacional, Bayern është duke shikuar për këta katër lojtarë: Marc-Andre ter Stegen, Sergino Dest, Frenkie de Jong dhe Pedri.

Ter Stegen shihet si pasuesi ideal për Maneul Neuer, ngase këtë vend do ta zërë edhe te Kombëtarja e Gjermanisë.

De Jong, ishte shënjestër e Bayernit para kalimit në “Camp Nou”, por holandezi zgjedhi klubin e ëndrrave.

Pedri shiet si lojtarë me perspektivë dhe i skadon kontrata në fund të sezonit, andaj gjiganti gjerman shpreson ta shfrytëzojë mundësinë në rast që mesfushori nuk arrin marrëveshje për rinovim.

Ndërkohë, Dest ka pasur disa paraqitje të mira te Bayern, por për momentin është duke qëndruar në stol.

x