Bayerni zbret Dortmundin nga froni, fiton falë Sane ndaj Bielefeld (VIDEO)

27.11.2021 22:31

Bayerni zbret Dortmundin nga froni, fiton falë Sane ndaj Bielefeld (VIDEO)

Zgjat vetëm 3 orë qëndrimi i Dortmundit në krye të Bundesligës.  Bayern Munchen ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 duelin ndaj modestëve të Bielefeld, të cilët ndodhen në zonën e ftohtë të tabelës.

Bavarezët arritën ta zhbllokonin takimin vetëm në minutën e 70 falë një goli të Sane me goditje nga jashtë zone. Bayeni me këtë sukses ngjitet në krye me 31 pikëve, 1 më shumë se Dortmundi, ndërkohë që Freiburg gjendet shumë më poshtë me 22 pikë në vendin e tretë.

x